Osmani në Bruksel në takimin e NATO-s me ministrat e jashtëm
Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani....

Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani më sot dhe nesër do të marrë pjesë në një takim të Këshillit të Atlantikut të Veriut të NATO-s, në nivel të ministrave të jashtëm, që do të mbahet në selinë e Aleancës në Bruksel.
Tema kryesore e sesioneve do të jetë situata aktuale e sigurisë e shkaktuar nga pushtimi ushtarak rus në Ukrainë, si dhe masat dhe aktivitetet e ndërmarra nga Aleanca për mbrojtjen e territorit dhe garantimin e sigurisë së të gjitha vendeve anëtare të NATO-s.
Ministrat do të diskutojnë edhe për Konceptin e ri Strategjik të NATO -s, marrëdhëniet me vendet partnere të Aleancës dhe mënyrat për të rritur ndihmën politike dhe praktike për vendet partnere në rrezik. Osmani do ta shfrytëzojë qëndrimin në Bruksel për të realizuar disa takime bilaterale me homologët e tij.
