Botë

Në vitin 2014 në Irak kanë humbur jetën mbi 15 mijë njertëz, më së shumti në 7 vitet e fundit

01.01.2015 17:48

Në përleshjet në Irak në vitin 2014 kanë humbur jetën më shumë se 15.000 civilë dhe ushtarë...

Në përleshjet në Irak në vitin 2014 kanë humbur jetën më shumë se 15.000 civilë dhe ushtarë, thuhet në të dhënat e publikuara nga Qeveria në Bagdad, të cilat tregojnë se ky ka qenë viti më i përgjakshëm që nga viti 2007.
 
Sipas Ministrisë irakiane të Shëndetësisë, të Punëve të Brendshme dhe Ministrisë së Mbrojtjes, në këtë shtet në vitin 2014 kanë humbur jetën 15.538 njerëz, përkundër 17.956 viktima në vitin 2007 kur përleshjet mes sunitëve dhe shiitëve ishin në nivelin më të lartë.
 
Në vitin 2013 janë vrarë 6,522 njerëz, që është madje dyfish më pak sesa në vitin 2014.