Masakra në Bucha, numri i viktimave pritet të rritet

06.04.2022 13:03

Numri i të vdekurve Bucha është ende në rritje....

Numri i të vdekurve Bucha është ende në rritje pasi janë gjetur më shumë trupa të tjerë.Shefi i policisë së rajonit parashikoi se numri përfundimtar do të ishte i madh.

Forcat ruse hynë në këtë qytet në ditët e para të luftës, duke marrë kontrollin derisa u tërhoqën, nën zjarrin e ushtarëve ukrainas, në fund të javës së kaluar.

“Nuk ka ende një numër përfundimtar të trupave.Ne jemi duke punuar çdo ditë. Më duhet të them se ka shumë njerëz. Sidomos në zonën e pyllëzuar. Në rrugë. Dhe ne ende nuk kemi parë shtëpi dhe banesa”, tha shefi i policisë Andriy Nebitov.

Ekspertët mjeko-ligjorë kanë ekzaminuar deri më tani 200 trupa kryesisht nga rajoni Bucha dhe qyteti fqinj i Irpin.

Hetuesit po punojnë ende për të zbuluar se çfarë ka ndodhur me viktimat,  Identitetet e tyre, si shumë kufoma të padeklaruara në qytet ende nuk janë konfirmuar.

Hetimet fillestare  tregojnë se ata ishin qëlluar për vdekje dhe djegur nga ushtarët rusë, përfshirë gra dhe një fëmijë.