Prishtina akuzon Beogradin: Serbët po bëjnë spastrim etnik në Luginën e Preshevës
Prishtina zyrtare f....ajëson Serbinë

Prishtina zyrtare fajëson Serbinë se pjesëmarrja e ulët e shqiptarëve të Luginës në zgjedhjet serbe lidhet me pasivizimin e adresave të shqiptarëve në jug të Serbisë.
Pas kërkesës së presidentes Vjosa Osmani drejtuar komunithjet që u mbajtën të dielën në Serbi, edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, u shpreh në të njëjtën linjë, duke thënë se “shqiptarëve në Luginën e Preshevës i është bërë një padrejtësi e madhe dhe rezultati jo i mirë në zgjedhje mund të jetë ndikuar nga pasivizimi i mbi 6 mijë adresave”.
“Shqiptarëve në Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc ietit ndërkombëtar që të reagojë ndaj Serbisë për shkak të “pasivizimit të adresave nga Serbia të shqiptarëve në Luginën e Preshëvës”, e cila pasoi me pjesëmarrje të ulët të shqiptarëve në zgjed është bërë një padrejtësi e madhe meqenëse rreth 6 mijë vetave atje u janë pasivizuar adresat duke i diskriminuar mbi baza kombëtare. Po ndodh një lloj spastrimi etnik, administrativ e burokratik i heshtur e i ftohtë e megjithatë me pasoja shumë të rënda, dhe unë besoj që rezultati jo i kënaqshëm i këtyre zgjedhjeve për shqiptarët në Preshevë, Medvegjë e Bujanoc vjen edhe për shkak të këtij spastrimi të heshtur që po iu bëhet atyre”, tha Kurti.
Raportimet tregojnë se mijëra shqiptarëve në Serbi i është mohuar e drejta për të votuar, për shkak të pasivizimit të adresave të banimit me mjete administrative. Politikanët shqiptarë në Luginën e Preshevës thonë se ka vite që Serbia ka nisur pasivizimin e adresave të shqiptarëve që jetojnë në tri komunat jugore, në Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc, për të ndryshuar “strukturën etnike” të këtyre komunave.
