Çmimet e larta të naftës, shmangia e sanksioneve dhe investimet shtetërore i mundësojnë Rusisë që të ketë burime të mjaftueshme që të luftojë në Ukrainë me intensitetin aktual edhe të paktën dy vjet, u tha në një raport të agjencive të inteligjencës të Lituanisë.
Rreth 30 mijë arsimtarë në të gjithë Shqipërinë festuan ditën e tyre, 7 Marsin. Mësimi vijoi normalisht, por kjo datë e shënuar nuk u harrua nga nxënësit, të cilët u paraqitën në shkollë me dhurata për mësuesit e tyre.
Nën masa të rrepta sigurie, dalin momenti kur ekstradohet nga Kosova drejt Shqipërisë, Gëzim Çela. Ka qenë ministri i Brendshëm, Taulant Balla ai që ka postuar pamjet.
Prokuroria e Tiranës ka nisur hetimet në lidhje me denoncimin e Princ Lekës, i cili pretendon se është dhunuar nga ish-vjehrri i tij, Gjergj Zaharia, dhe Elia Zaharia.
Seanca e parë e rregullt e seancës pranverore të Kuvendit të Malit të Zi është ndërprerë pas një konflikti verbal mes përfaqësuesve të pushtetit dhe opozitës.