• Botë 27.03.2023 10:49

    Vatikani i kthen Greqisë skulpturat e Partenonit

    Vatikani i ka kthyer Greqisë tre fragmente të skulpturave të Partenonit të mbajtura prej shekujsh në muzetë e tij. Vendimi për kthimin e mermerëve 2500-vjeçarë u njoftua nga Papa Françesku, vitin e kaluar, i cili e cilësoi atë si një gjest miqësie.
     
  • Botë 27.03.2023 10:20

    Grevat në Gjermani, bllokohet transporti publik

    Rrjeti i transportit publik i Gjermanisë do të jetë pothuajse tërësisht i bllokuar pasi dy nga sindikatat më të mëdha të vendit janë duke mbajtur grevë, shkruan BBC. Stafi në aeroporte, porte, hekurudha, autobusë dhe metro u largua pak pas mesnate për një ndalesë 24-orëshe.
     
  • Botë 27.03.2023 10:03

    Zelanda e Re paralajmëron Kinën

    Ministrja e Jashtme e Zelandës së Re, Nanaia Mahuta, i shprehu shqetësimin Kinës për çdo ndihmë që mund të jepet për të mbështetur Rusinë në luftën e saj kundër Ukrainës, nisur më shumë se një vit më parë.
     
  • Botë 27.03.2023 09:21

    “Vendet e NATO-s janë pjesë e konfliktit në Ukrainë”

    Sekretari i Këshillit të Sigurimit të Rusisë, Nikolai Patrushev, është shprehur se NATO është palë në luftën në Ukrainë.

  • Botë 27.03.2023 09:05

    Borrell paralajmëron nga varësia e madhe ndaj Kinës

    Përfaqësuesi i lartë i BE-së për Politikën e Jashtme, Josep Borrell ka paralajmëruar nga një varësi e madhe ekonomike nga Kina.
     
  • Botë 26.03.2023 20:01

    Tunizi, fundosen dy anije vdesin 29 migrantë

    Të paktën 29 migrantë kanë vdekur pasi dy anije të vogla u fundosën afër brigjeve të Tunizisë brenda disa orësh, thanë zyrtarët.
     
  • Botë 26.03.2023 19:39

    Putin, armë taktike nukleare në Bjellorusi

    Presidenti rus Vlladimir Putin ka paralajmëruar se Moska do të vendosë armë taktike nukleare në shtetin mik Bjellorusisë. Sipas tij SHBA-të po e bëjnë këtë me dekada duke vendosur armë nukleare në shtetet aleate.
     
  • Botë 26.03.2023 19:17

    Tiranë, Kurti merr mbsështetje nga Begaj e Rama për MO-në

    Pas negociatave me Serbinë në Ohër të Maqedonisë së Veriut, kryeministri i Kosovës Albin Kurti ndodhet në një vizitë në Tiranë kur po zhvillon takime me krerët me të lartë te shtetit.
  • Botë 26.03.2023 15:05

    Viktima nga shpërthimi i fabrikës së çokollatës në Pensilvani

    Tre persona humbën jetën në një shpërthim që ndodhi në një fabrikë çokollate në Pensilvani dhe katër janë të zhdukur, njoftuan sot autoritetet lokale.

    Ekipet e shpëtimit duke përdorur qen dhe pajisje regjistrimi filluan të kërkojnë rrënojat disa orë pas shpërthimit, raporton AP.

  • Botë 26.03.2023 14:43

    Putin: Rusia dhe Kina nuk po krijojnë aleancë ushtarake

    Rusia dhe Kina nuk po krijojnë një aleancë ushtarake dhe nuk po fshehin asgjë, në kuptim të bashkëpunimit ushtarak, tha presidenti rus, Vladimir Putin, në një intervistë të transmetuar të dielën nga televizioni shtetëror rus.

Pages