-
Botë 07.03.2023 17:27
Vizita në NATO, Begaj kërkon anëtarësimin e Kosovës: Vlerë e shtuar për Aleancën
Në vizitën e tij zyrtare në selinë e NATO-s, Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, kërkoi nga Aleanca një gatishmëri për të bërë pjesë të saj Kosovën. Kërkesa iu bë Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltemberg, duke e cilësuar Kosovën si një vlerë për Aleancën ushtarake. -
Botë 07.03.2023 14:23
Konflikti ruso-ukrainez, qyteti Bakhmut, pothuajse plotësisht i shkatërruar
Qyteti Bakhmut është pothuajse plotësisht i shkatërruar dhe nën zjarr të vazhdueshëm të artilerisë. Granatimet intensive ruse janë regjistruar në rajonin e Donetskut dhe fshatrat përreth. -
Botë 07.03.2023 13:41
Banka Qendrore e Zvicrës shënon humbje prej 141,5 miliardë dollarësh më 2022
Banka Qendrore e Zvicrës (SNB) shënoi humbje prej 132,5 miliardë franga zvicerane (141,5 miliardë dollarësh) sipas të dhënave përfundimtare vitin e kaluar për shkak të humbjes në pozicionet valutore.SNB publikoi të dhënat përfundimtare financiare për vitin 2022. -
Botë 07.03.2023 13:13
Guterres, në prag të ditës së gruas: Barazia gjinore do të arrihet pas 300 vitesh
Përparimi drejt barazisë gjinore “po zhduket para syve tanë”, tha sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, António Guterres.
-
Botë 07.03.2023 12:49
Ukrainë, Zelensky urdhëron përforcime në Bakhmut
Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky ka urdhëruar përforcimin e pozicioneve brenda qytetit të Bakhmut, duke shpjeguar se asnjë pjesë e Ukrainës nuk mund të braktisej. Presidenti ukrainas tha se e mori vendimin pas konsultimit me ushtrinë. -
Botë 07.03.2023 12:23
Turqi, Kilicdaroglu kandidat i opozitës për president
Një aleancë e formuar nga gjashtë parti opozitare në Turqi ka njoftuar se Kemal Kilicdaroglu do të jetë kandidati që do të sfidojë presidentin turk Rexhep Tajip Erdogan në zgjedhjet e planifikuara për 14 maj. -
Botë 07.03.2023 10:58
Kanadaja nis hetimet për ndërhyrjen e Kinës në zgjedhjet e saj
Kryeministri kanadez, Justin Trudeau, tha se një hetues i pavarur special do të hetojë ndërhyrjen e dyshuar kineze në zgjedhjet e tyre të fundit, të cilat u mbajtën në vitin 2019.
-
Botë 07.03.2023 10:36
Ukraina kërkon hetim pas dyshimeve që rusët po vrasin të burgosurit e luftës
Autoritetet ukrainase kërkuan hetim për krime lufte, pas publikimit të një videoje në mediat sociale, e cila dukej se tregonte forcat ruse duke vrarë një të burgosur lufte ukrainas.
-
Botë 07.03.2023 09:52
Kaos gjatë një koncerti në New York, 1 i vdekur dhe 9 të plagosur si pasojë e shtypjes së turmës
Një person humbi jetën dhe 9 të tjerë u plagosën nga rrëmuja e krijuar në koncertin ku performuan këngëtarët GloRilla dhe Finesse2tymes në Rochester të Nju Jorkut në SHBA.
-
Botë 07.03.2023 09:30
Vijojnë lëkundjet në Turqi, një tjetër tërmet i fortë godet Hatay
Sipas informacioneve në faqen e Qendrës së Menaxhimit të Fatkeqësive dhe Emergjencave (AFAD), është regjistruar një tërmet me magnitudë 4.1 ballë, epiqendra e të cilit ka qenë rrethi Defne i Hatajit.
Pages
- « E Para
- ‹ Paraprake
- …
- 1688
- 1689
- 1690
- 1691
- 1692
- 1693
- 1694
- 1695
- 1696
- …
- E Ardhëshme ›
- E Fundit »










