Ende pa ardhur data 24 shkurtit 2022 në Nju Jork, kur Këshilli i Sigurimit thirri një seancë urgjente. “Nga thellësia e zemrës”, Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres i bën thirrje presidentit rus që të ndalë trupat e tij.
Analistët që studiojnë regjimet demokratike dhe ato autoritare po i ndjekin me shumë vëmendje protestat e fundit në Iran, Kinë dhe Rusi. Sipas tyre, këto tre vende kanë regjime të forta autoritare dhe për rrëzimin e tyre, do të nevojitej ndërthurja e një sërë rrethanash.
Të paktën 51 persona kanë mbetur të vdekur shkaku i temperaturave të ulëta në Amerikën e Veriut. Zyrtarët thonë se 47 persona kanë vdekur në nëntë qytete të SHBA-së, ndërsa zona më e prekur është qyteti i Bufalos, në Nju Jork.
Qeveria nxiste në fundjavë australianët të qëndronin të sigurtë gjatë banjove apo daljeve me ‘surf’, pas dy humbjeve të jetës mes lundruesve të valëve dhe dhjetra operacioneve të shpëtimit që janë raportuar nga vëzhguesit bregdetarë.
Të paktën tetë persona kanë humbur jetën si pasojë e përmbytjeve të shkaktuara nga shirat e dendur në provincat jugore, njoftuan sot autoritetet filipinase.
Në qytetin Pirot, në juglindje të Serbisë, është shpallur gjendje e jashtëzakonshme pasi 51 persona u dërguan në spital me simptoma të helmimit, shkaku i rrjedhjes së amoniakut pas përmbysjes së një vagoni të një treni mallrash mbrëmjen e së dielës, më 25 dhjetor.
Pesë persona u arrestuan të shtunën në lidhje me të shtënat me armë zjarri ndaj një 19-vjeçari një natë më parë në “Mall of America” në Minesota, qendra tregtare më e madhe në SHBA.