-
Botë 23.04.2020 10:05
Australia kërkon që OBSH të jetë pjesë e hetimit për përhapjen e koronavirusit
Kryeministri i Australisë, Scott Morrison, deklaron se OBSH duhet të marrë pjesë në një hetim të pavarur lidhur me përhapjen e koronavirusit.Morrison bisedoi në telefon me disa liderë botërorë, përfshirë kreun e Shtëpisë së Bardhë, Donald Trump. -
Botë 23.04.2020 09:28
Gjermania e bën të detyrueshme përdorimin e maskave në transportin publik
Bremen u bë dhe rajoni federal i fundit i cili vendosi këtë masë.Maska do të jetë e detyrueshme në transportin publik në të gjithë Gjermaninë, gjithashtu pritet të bëhet e detyrueshme edhe përdorimi i maskave kur bëhen blerje. -
Botë 22.04.2020 22:03
Spanja arreston një militant të IS-it
Qeveria spanjolle tha se ai u arrestua në qytetin Almeria.
-
Botë 22.04.2020 21:39
Alternativa: Ora policore gjatë Ramazanit të fillojë nga ora 21
Partia Alternativa, propozon që gjatë muajit të Ramazanit, ora policore çdo ditë të jetë nga ora 21.00 deri në orën 05.00.
-
Botë 22.04.2020 21:15
Irani thotë se ka lëshuar një satelit në orbitë
Lëshimi i satelitit Noor apo Drita nuk është konfirmuar në mënyrë të pavarur.
Garda Revolucionare tha në ueb-faqen e saj se sateliti ka arritur një orbitë prej 425 kilometrash mbi sipërfaqen e Tokës. -
Botë 22.04.2020 21:00
Vala e dytë e koronavirusit “mund të jetë më e rëndë”
Vala e dytë e koronavirusit në Shtetet e Bashkuara mund të jetë edhe më shkatërruese, sepse ka të ngjarë të përkojë me fillimin e sezonit të gripit, thanë zyrtarët shëndetësorë amerikanë.
-
Botë 22.04.2020 20:37
Rritje e lehtë e numrit të të infektuarve me koronavirus në Gjermani
Shifra paraqet një rritje të lehtë të numrit të të infektuarve, për të dytën ditë me radhë, tha Instituti i Sëmundjeve Infektive Robert Koch.
Numri i përgjithshëm i të infektuarve tani është 145,694, edhe pse rreth dy të tretat e tyre tashmë janë shëruar. -
Botë 22.04.2020 20:14
Spanja do të nisë daljen nga izolimi në gjysmën e dytë të majit
Kryeministri i Spanjës, Pedro Sanchez, tha se qeveria e tij planifikon që në gjysmën e dytë të majit të nisë lehtësimin e masave të izolimit, të ndërmarra për frenimin e pandemisë së koronavirusit.
-
Botë 22.04.2020 19:56
Shteti amerikan padit Kinën për shpërthimin e koronavirusit
“Qeveria e Kinës e gënjeu botën për rrezikun dhe natyrën ngjitëse të sëmundjes COVID-19, që e shkakton koronavirusi, dhe bëri pak për të ndaluar përhapjen e saj”, tha prokurori i përgjithshëm i Misurit, Eric Schmitt.
-
Botë 22.04.2020 19:31
Incident i armatosur në Kent, policia ka arrestuar sulmuesin
Policia britanike ka arrestuar një burrë që qëlloi nga ballkoni i shtëpisë së tij në Çatam, në qarkun anglez të Kentit.
Policia ka reaguar prejse qytetarët kanë lajmëruar që një burrë ka shtënë me armë zjarri.
Pages
- « E Para
- ‹ Paraprake
- …
- 2904
- 2905
- 2906
- 2907
- 2908
- 2909
- 2910
- 2911
- 2912
- …
- E Ardhëshme ›
- E Fundit »










