Votimi në rrethin e dytë të zgjedhjeve presidenciale dhe parlamentare filloi në orën 07:00.
Nga KSHZ-ja bëjnë të ditur se deri më tani nuk janë raportuar probleme me hapjen e vendvotimeve.
Votimi në rrethin e dytë të zgjedhjeve presidenciale dhe parlamentare filloi në orën 07:00.
Nga KSHZ-ja bëjnë të ditur se deri më tani nuk janë raportuar probleme me hapjen e vendvotimeve.
Në vend sot po mbahet raundi i dytë i zgjedhjeve presidenciale, ku 1.814.317 qytetarë me të drejtë vote do të mund të zgjedhin njërin nga dy kandidatët për kryetar të shtetit, të cilët fituan më shumë vota në raundin e parë të 24 prillit.
Sot në Maqedoninë e Veriut mbahen zgjedhje të dyfishta. Për zgjedhjet presidenciale janë regjistruar 1.814.317 votues, ndërsa për zgjedhjet parlamentare ky numër është 1.815.350 votues.
Moti sot në Maqedoninë e Veriut do të jetë me vranësira dhe reshje të shiut.
Temperaturat minimale do të lëvizin prej 6 deri 12, ndërsa temperaturat maksimale do të lëvizin prej 20 deri 26 gradë celsius.
Jordania tha sot se kolonët izraelitë sulmuan një kolonë ndihmash gjatë rrugës për në vendkalimin Erez në Rripin verior të Gazës dhe “dëmtuan përmbajtjen e saj” në incidentin e dytë të tillë në më pak se një javë.
Policia në Sllovaki po përpiqet të gjejë se kush i ka dërguar më shumë se 1000 kërcënime me bomba në shkolla dhe institucione të tjera të martën.
Bjellorusia ka nisur stërvitjet ushtarake të martën, duke testuar gatishmërinë e armëve të saj taktike bërthamore. Në stërvitje forcat e armatosura të Bjellorusisë kanë testuar avionët SU-25 e po ashtu edhe sistemin raketor mbrojtës Iskander, raporton AP.
Policia gjermane i ka larguar të martën protestuesit propalestinezë nga kampusi i Universitetit të Berlinit “Freie”, të cilët po bënin thirrje për ndaljen e luftës së Izraelit në Rripin e Gazës.
Reshje të shumta, erëra të forta do të përfshijnë rajonet jugore, përkatësisht Siçilinë.
Ndërkohë Mbrojtja Civile në bashkëpunim me rajonet të ndryshme, ka paralajmëruar për kushtet e pafavorshme të motit.
Hetuesit e kundërinteligjencës ukrainase e kanë shpartalluar një komplot rus për ta vrarë presidentin, Volodymyr Zelensky, si dhe figura të tjera ushtarake dhe politike, tha të martën Shërbimi i Sigurisë Shtetërore i Ukrainës (SBU).