Në debatin e parë që nga shpërthimi i luftës mes Izraelit dhe Hamasit, të pesë kandidatët republikanë për president deklaruan mbështetjen e fortë për Izraelin.
Një vit para zgjedhjeve presidenciale në Amerikë, ish-presidenti Donald Trump kryeson ngushtë me 49% në një sondazh të kryer nga CNN përballë Presidentit Joe Biden, i cili gëzon mbështetjen e 45% të votuesve të regjistruar.
Shtetet e Bashkuara ndërmorën sulme kundër një magazine armësh në Siri të mërkurën. Pentagoni tha se objekti përdorej nga Korpusi i Gardës Revolucionare Islamike të Iranit (IRGC) dhe grupet e lidhura me to.
Raporti vjetor i Komisionit Evropian për përparimin e Turqisë në rrugën drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian, është “i padrejtë dhe paragjykues”, ka thënë Ministria e Jashtme e Turqisë.
Ky tetor ishte më i nxehti i regjistruar globalisht, 1.7 gradë më i nxehtë se mesatarja për muajin tetor para epokës industriale – si dhe muaji i pestë me radhë me një rekord të tillë, që nënkupton se është pothuajse e sigurt se viti 2023 do të jetë viti më i nxehtë i regjistruar në histori.
Në një intervistë me rrjetin e Katarit, ‘Al Jaseera’, ministrja spanjolle e të drejtave sociale Ione Belarra, njëkohësisht drjetuese e partisë së majtë Podemos i bënte thirrje komunitetit ndërkombëtar të sanksiononte Izraelin, të cilin akuzonte për “gjenocid
Presidenti i Azerbajxhanit, Ilham Aliyev, ka mbikëqyrur paradën ushtarake në qytetin kryesor të Nagorno-Karabakut më 8 nëntor, disa javë pasi ushtria azerbajxhanase rimori kontrollin e rajonit të shkëputur nga separatistët armenë gjatë një ofensive të shpejtë.