Tetovë, shfaqen dukuri negative nëpër shkolla
Këshilli komunal për parandalimin e...

Këshilli komunal për parandalimin e delikuencës së fëmijëve në bazë të një hulumtimi ka hasur se në shkollat fillore dhe të mesme të Tetovës, janë të pranishme, dukurit negative si Droga, rrahjet, armë të ftohta dhe prostitucion.
Sipas tyre mungesa e bashkëpunimit mes prindërve, shkollave dhe institucioneve sjell deri tek situat alarmante.
“Është alarmante situata sidomos në qytetin tonë me të dyja gjinitë edhe femërore edhe mashkullore tek adoleshentët që paraqiten si konsumues por edhe si shitës të të njëjtëve. Sa i përket moshës, jo vetëm 14 e më lartë, por kemi edhe nën moshën 14 vjeçe që merren me këto dukuri negative. Kemi fëmijë nga të dhënat e mara nga SPB dhe Gjykata e Tetovës, fëmijë të moshës 11 vjeçe na paraqiten si kryerës të veprave penale”, tha Blerta Ameti, kryetare e Këshillit Komunal për delikuencën e të rinjve.
Këto raste sipas ekspertëve është e rëndësishme të denoncohen dhe të mos fshihen.
“Parandalimi duhet të fokusohet tek fillimet kur edhe shfaqen problemet e para tek nxënësit, andaj edhe ekzistojnë ekipe profesionale nëpër shkolla. Duhet të detektohet gjatë mësimit nga dhe biseda me vetë nxënësit që të mos arrij deri tek më e keqja”, u shpreh psikologja, Biljana Radiçeska.
“Unë do e theksoj rolin kryesor që kanë prindërit dhe sa bisedojnë me fëmijët e tyre, për ato që sjell prostitucioni i fshehtë apo përdorimi i narkotikëve dhe shumë sjellje tjera devijuese. Komunikimi permanent me fëmijët gjatë kohës që ata janë jashtë apo në shkollë do ishte shumë e rëndësishme që fëmijët të shprehin problemet që i kanë, ndërsa prindi të jetë në rolin mbrojtës të fëmijës bashkë me personelin e shkollës”, tha sociologja, Ardita Abduli.
Gjatë një debati të organizuar nga Këshilli komunal për parandalimin e delikuencës së fëmijëve u kërkua që bashkëpunimi mesë prindërve dhe shkollave të rritet, por të rritet edhe kontrollet e policisë nëpër shkolla. (Visar Sadiku, TVM2)
