Turqi, arrestohet i dyshuari për vrasjen e Gjorçevskës dhe Zhezovskit
Është arrestuar Ljupço Palevski-Pallço...

Është arrestuar Ljupço Palevski-Pallço, i cili dyshohet për kidnapimin dhe vrasjen e 14 vjeçares Vanja Gjorçevskës dhe Pançe Zhezovskit.
Jozyrtarisht, ai u ndalua në një aeroport në Turqi, pas një urdhër-arresti ndërkombëtar të lëshuar nga Ministria e Punëve të Brendshme të Maqedonisë.
Për më shumë detaje Ministria e Brendshme ka paralajmëruar konferencë për media për në orën 22:30.
Ndërkohë sonte është arrestuar edhe një 46-vjeçar nga Shkupi, i cili sipas prokurorisë e ka transportuar Palevskin përmes Bullgarisë për në Turqi, duke e ndihmuar kështu të arratiset nga vendi.
Sonte në Gjykatën Penale janë sjellë edhe të dyshuarit e tjerë, ku gjyqtari i procedurës paraprake do të vendosë për propozimin e prokurorisë për vazhdimin e masës së paraburgimit.
