Ekonomi

Nga mesnata rriten çmimet e derivateve të naftës

20.01.2025 13:17

Komisioni Rregullator i Energjetikës solli vendimin me të cilin bëhet rritja e çmimeve...

Komisioni Rregullator i Energjetikës solli vendimin me të cilin bëhet rritja e çmimeve të shitjes me pakicë të derivateve të naftës mesatarisht 1,16 % në raport me vendimin e datës 17.01.2025.
 
Çmimet e shitjes me pakicë i benzinës EUROSUPER BS-95 dhe EUROSUPER BS-98 rriten për 1,50 denarë për litër.
 
Çmimet e shitjes me pakicë i EURODIZELIT (D-Е V) dhe Vajit ekstra i lehtë për amvisëri (EL-1) rriten për 0,50 denarë për litër.
 
Çmimi i shitjes me pakicë i Mazut М-1 SU rritet për 0,337 denarë për kilogram.
 
Nga data 21.01.2025, ora 00:01 çmimet maksimale të derivateve të naftës do të jenë:
  • Benzinë motori EUROSUPER BS - 95 81,00 (denarë/litër)
  • Benzinë motori EUROSUPER BS - 98 83,00 (denarë/litër)
  • Naftë motori EURODIZEL BS (D-E V) 76,00 (denarë/litër)
  • Vaj për Djegie Ekstra i Lehtë 1 (EL-1) 75,50 (denarë/litër)
  • Mazut М-1 SU 46,673 (denarë/kilogram)