Shpërthimi në fabrikën e fishekzjarreve në Kinë, numri i të vdekurve shkon në 26

05.05.2026 13:35

Shpërthimi i fuqishëm ka ndodhur në një fabrikë fishekzjarrësh...

Shpërthimi i fuqishëm ka ndodhur në një fabrikë fishekzjarrësh në provincën Hunan të Kinës, duke shkaktuar vdekjen e 26 personave dhe plagosjen e 61 të tjerëve.

Ngjarja ndodhi në fabrikën “Huasheng”, në qytetin Liujang, ku mbi 1.500 forca shpëtimi, përfshirë ekipe me qenë, dronë dhe robotë, u angazhuan në operacionin e kërkim-shpëtimit.

Autoritetet urdhëruan gjithashtu evakuimin e banorëve brenda një rrezeje prej 3 kilometrash nga fabrika.

Presidenti i Kinës, Xi Jinping, kërkoi mobilizim të plotë për gjetjen e personave të zhdukur dhe shpëtimin e të plagosurve, si dhe zhvillimin e një hetimi të plotë për të vendosur përgjegjësit përpara drejtësisë.

Autoritetet njoftuan se po monitorojnë cilësinë e ajrit dhe ujit në zonë, duke shtuar se treguesit mjedisorë mbeten brenda normave.