Përshkallëzime të reja në Ngushticën e Hormuzit
Burime nga Teherani raportojnë për një përshkallëzim të ri në Ngushticën e Hormuzit...

Burime nga Teherani raportojnë për një përshkallëzim të ri në Ngushticën e Hormuzit, duke akuzuar Shtetet e Bashkuara të Amerikës për sulme ndaj anijeve civile që, sipas tyre, kanë shkaktuar vdekjen e pesë personave.
Autoritetet iraniane këmbëngulin se anijet e goditura ishin civile. Në të njëjtën kohë, Teherani pretendon se disa shkatërrues amerikanë tentuan të hynin në ngushticë me radarë të fikur.
Sipas versionit iranian, sapo pajisjet u aktivizuan, anijet u zbuluan dhe u identifikuan nga forcat detare iraniane, të cilat reaguan me të shtëna paralajmëruese.
Autoritetet iraniane kanë lëshuar gjithashtu paralajmërime të forta, duke deklaruar se çdo përpjekje tjetër e forcave amerikane për të hyrë në Ngushticën e Hormuzit do të konsiderohet shkelje e armëpushimit ekzistues.
Nga ana tjetër, presidenti amerikan Donald Tramp ka shpallur iniciativën “Projekti Liria”, një mision detar që synon të hapë kalimin në ngushticë duke shoqëruar anijet tregtare me mjete ushtarake amerikane.
Situata në këtë pikë kyçe të transportit global të energjisë mbetet tejet e tensionuar, ndërsa rreziku për përplasje të drejtpërdrejtë mes palëve vijon të rritet.
