Fondi për Sigurim Shëndetësor publikoi raportin vjetor për vitin 2025

05.05.2026 15:36

Fondi për Sigurim Shëndetësor publikoi raportin e tij vjetor për vitin 2025...

Fondi për Sigurim Shëndetësor publikoi raportin e tij vjetor për vitin 2025, sipas të cilit, buxheti i fondit u rrit me 6.13 për qind, ndërsa tarifat e kapitacionit për mjekët amë u rrit me 33 për qind.
 
Në fondin shëndetësor po bëhen analiza dhe krahasime me vendet e rajonit për të parë modelin më të përshtatshëm për pushimet e lindjes dhe pushimet mjekësore. Po ashtu paralajmëruan se do të vendoset përcjellje elektronike për pushimet mjekësore që të ulet rreziku për keqpërdorime.
 
“Kemi kërkesë të madhe nga Ministria e Mbrojtjes së Kontrolleve, gjithashtu me kontrollet po vazhdojmë, njëkohësisht po i sistematizojmë problemet. Kemi grup punues për ndryshime të rregullores për pushimet mjekësore dhe po bëjmë analiza se ku janë lëshimet dhe çka mundemi të përmirësojmë dhe këtë duam ta bëjmë përmes një procesi konsultativ. Konsultime me mjekët amë që janë përgjegjës për udhëheqjen me pushimet mjekësore, po ashtu duhet të konsultohemi edhe me sindikatat dhe punëdhënësit dhe shoqatat e pacientëve.”, - deklaroi drejtori në FSSh, Sasho Klekovski.
 
Po ashtu ka ankesa edhe nga shtesat e lehonisë që nuk ua paguajnë me rregull Fondi për Sigurim Shëndetësor. Drejtori i Fondit Shëndetësor thotë se nuk mund të vendoset sistem sikur për pensionistët, sepse kjo varet nga kompanitë kur i dorëzojnë raportet për punëtorët e tyre.
 
“Pjesë e analizave është edhe paraqitja e diagnozave të shpeshta si rrezik për abortim, shtatzëni patologjike ose kujdes për anëtar të familjes. Po mundohemi përmes analizave të shohim sa janë pushimet mjekësore para lindjes dhe pas lindjes të lidhura me procesin e njëjtë. Në varësi të kësaj mund të shohim se si mund ta përmirësojmë mekanizmin.”, - theksoi drejtori i FSSh-së, Sasho Klekovski.
 
Buxheti i Fondit për  Sigurim  Shëndetësor për vitin 2025 arriti në 51.5 miliardë denarë (afërsisht 836 milionë euro), me një rritje vjetore prej 6.13 për qind krahasuar me vitin e kaluar.
 
VLORA LATIFI TOPOJANI