Rusia sulmon Ukrainën, dështon armëpushimi i njëanshëm
Autoritetet në Ukrainë...

Autoritetet në Ukrainë kanë akuzuar Rusinë për nisjen e një vale të re sulmesh në orët e para të mëngjesit, vetëm pak orë pasi hyri në fuqi një armëpushim 24-orësh i shpallur në mënyrë të njëanshme nga Kievi.
Presidenti Volodimir Zelenski kishte shpallur armëpushimin pa specifikuar kohëzgjatjen, në vijim të një vendimi të ngjashëm nga homologu i tij rus Vladimir Putin, i cili lidhej me përkujtimin e 81-vjetorit të Dita e Fitores mbi Gjermaninë naziste. Megjithatë, Zelenski paralajmëroi se Ukraina do të përgjigjet në mënyrë “simetrike” ndaj çdo shkeljeje të armëpushimit nga ana e Rusisë, duke e cilësuar situatën si “cinizëm absolut”.
Ministri i Jashtëm ukrainas, Andrij Sibikha, deklaroi se Rusia nuk po jep shenja për të ndalur armiqësitë, por përkundrazi po i intensifikon ato.
Ndërkohë, përpjekjet për një armëpushim afatgjatë dhe negociata paqeje mbeten të vështira.
Moska ka refuzuar një ndalim të zgjatur të luftimeve, duke argumentuar se kjo do t’i jepte kohë Ukrainës të rigrupohej ushtarakisht. Rusia kërkon dorëzimin e katër rajoneve që pretendon se i ka aneksuar. Megjithatë, çështja është diskutuar së fundmi edhe në nivel diplomatik, me sekretarin amerikan të Shtetit, Marko Rubio, dhe ministrin e Jashtëm rus, Sergei Lavrov, që kanë shkëmbyer qëndrime mbi situatën aktuale.
