Andonovski: Së shpejti negociatat me BE-në për roaming falas

06.05.2026 14:11

Ministri i Transformimit Digjital, Stefan Andonovski...

Ministri i Transformimit Digjital, Stefan Andonovski, në konferencën e tretë rajonale të Kontabilistëve  të Certifikuar  Publikë, deklaroi se platforma e ndërveprimit ka regjistruar një rritje prej afërsisht 120% të numrit të transaksioneve, gjë që  tregon përdorimin në rritje të kanaleve digjitale për shkëmbimin e të dhënave midis institucioneve.

Sipas tij, qëllimi është të zvogëlohen barrierat administrative, më pak letër dhe sportele. Ministri Andonovski paralajmëroi shërbime të reja online, aplikimin  elektronik dhe marrjen e konfirmimeve, po ashtu pritet që së shpejti të fillojnë negociatat me BE-në për roaming falas.

“Ka një njoftim për fillimin e negociatave, që është një shenjë pozitive. Negociatat do të prekin secilin vend individualisht, dhe ndryshimi është se do të nënshkruhet një marrëveshje e veçantë e ngjashme me Marrëveshjen e Stabilizim-Asociimit midis Bashkimit Evropian dhe secilit prej vendeve kandidate. Është pozitive që po i përmbushim kushtet, siç ju thashë, duke miratuar një ligj për komunikimet elektronike, dhe kështu jemi në grupin që do të fillojë të parët negociatat. Pres lajme të mira nga samiti BE - Ballkani Perëndimor, i cili do të mbahet në Podgoricë në fillim të qershorit.”, - deklaroi ministri i Transformimit Digjital, Stefan Andonovski.

Në fjalimin e tij, Andonovski theksoi se transformimi digjital ka vlerë të vërtetë vetëm kur qytetarët dhe kompanitë e përjetojnë drejtpërdrejt atë përmes shërbimeve të thjeshtuara dhe më të shpejta, dhe institucionet përmes shkëmbimit të ndërsjellë të të dhënave. (Vlora Latifi – Topojani, TVM2)