Maqedoni

“Qyteti i Sigurt” në të gjithë vendin, Toshkovski: Më pak aksidente, më pak viktima

06.05.2026 15:33

Sistemi “Qyteti i Sigurt” tashmë po jep rezultate pozitive...

Sistemi “Qyteti i Sigurt”  tashmë po jep rezultate pozitive, ndërsa numri i viktimave në komunikacion është ulur ndjeshëm, theksoi ministri i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski. Ai njoftoi se deri në fund të këtij viti, sistemi “Qyteti i Sigurt” do të implementohet në të gjithë Maqedoninë e Veriut. 
 
“Sapo në një mikrozonë të plotësohen kushtet teknike për ta vënë sistemin në funksion, ashtu edhe do ta vëmë në funksion atë. Nuk do të presim që sistemi të vendoset kudo dhe më pas të aktivizohet njëkohësisht në çdo qytet. Siç plotësohen kushtet në Veles, ashtu do të vihet në funksion në Veles. Ashtu edhe në Ohër.”, - deklaroi ministri i Punëve të Brendshme, Pançe  Toshkovski. 
 
Porositë e rrejshme, Toshkovski: Po marrim masa
 
I pyetur në lidhje me porosi të rrejshme që qytetarët i marrin në emër të MPB-së për kinse dënime në trafik, Toshkovki apeloi qytetarët që këto porosi t’i paraqesin tek organet e rendit. 
 
“Porosi të rrejshme, sulme të rrejshme apo sulme fishing, siç i quajnë ekspertët, ka dhe do të ketë, ajo është realitet. A i marrim me kohë si lajmërim nga qytetarët - po, a reagojmë me kohë, komunikojmë me qytetarët se ekzistojnë sulme fishing – po. Qytetarët duhet të jenë të kujdeshëm në pjesën e asaj se prej kujt e marrin porosinë. Ata janë gjithmonë porosi që merren nga numra të çuditshëm.”, - theksoi ministri i Punëve të Brendshme, Pançe  Toshkovski. 
 
Përndryshe Toshkovski mori pjesë në hapjen e pjesës së dytë të Departamentit për Çështje Administrative në ndërtesën e TVM-së, i cili është rikonstruuar. Ai paralajmëroi rikonstruim të pjesës së tretë, por dhe në qytete të tjera.
 
ERSAN PAJAZITI