Dhuna familjare, Stojançe Jovanovski u dënua me 12 vjet burgim

07.05.2026 11:19

Gjykata Themelore Penale shpalli sot vendimin për Stojançe Jovanovskin...

Gjykata Themelore Penale shpalli sot vendimin për Stojançe Jovanovskin, i cili u akuzua për tre vepra penale - lëndim trupor si vepër e vazhdueshme në kuadër të dhunës në familje, rrezikim të sigurisë dhe nxitje dhe ndihmë në vetëvrasje, në një rast që lidhet me tragjedinë e 2 marsit të këtij viti, kur gruaja e tij, Ivana Jovanovska, dhe vajza e tyre gjashtëvjeçare, Katja, humbën jetën.

Për të tre veprat penale, Jovanovski u dënua me dënimin maksimal - 5 vjet për lëndim trupor, 3 vjet për rrezikim të sigurisë dhe 5 vjet për nxitje dhe ndihmë në vetëvrasje.

Sipas Ligjit për Procedurën Penale, dënimi i vetëm me burg është 12 vjet. Prokuroria kërkoi që ai të mbetet në paraburgim deri në marrjen e vendimit përfundimtar.

Gjyqi filloi në fund të marsit dhe gjatë procedurave u paraqitën materiale audio dhe video, të cilat, sipas Prokurorisë, dokumentojnë raste të dhunës fizike dhe psikologjike.