Botë
Në vitin 2027 Kongresi Botëror i Ligjit në Tiranë, Rama: Reforma në drejtësi, e pakthyeshme
07.05.2026 19:00
Në Tiranë po mbahet sesioni hapës i Kongresit Botëror të Ligjit...

Në Tiranë po mbahet sesioni hapës i Kongresit Botëror të Ligjit që do të zhvillohet vitin e ardhshëm në Shqipëri. Në fjalën e tij kryeministri Edi Rama garantoi se reforma në drejtësi është e pakthyeshme, pavarësisht sa e dhimbshme është ajo.
“Së bashku jam i vendosur se asnjëherë, së bashku me shumicën qeverisëse, të mos lejojmë të cenohet ajo çka është projektuar dhe të mos lejojmë të rrënohet ajo çka është ndërtuar, në paketën e një sistemi të ri dhe të pavarur drejtësie. 90 e kusur për qind e shqiptarëve mbështesnin fuqimisht vetingun e gjykatësve dhe të prokurorëve dhe ju e dini shumë mirë, të paktën shqiptarët që janë në këtë sallë e dinë shumë mirë që të bësh bashkë 90% të shqiptarëve për një çështje është diçka jashtëzakonisht e rrallë. Edhe për orën që po zhvillohet takimi sot, unë jam i bindur që po të kishim një votim të fshehtë këtu mes shqiptarëve do të kishim mosdakordësi, nëse është mëngjes apo është pasdite.”, - deklaroi kryeministri, Edi Rama.
