PD-ja proteston në Tiranë, mbi 1.200 policë në terren
Partia Demokratike e Shqipërisë organizon...

Partia Demokratike e Shqipërisë organizon sot në ora 19:00 protestën e saj të radhës kombëtare, ku e ka njoftuar Policinë e Tiranës se do ta organizojë në bulevardin ‘Dëshmorët e Kombit”.
Për të menaxhuar protestën, Policia bëhet me dije se do të angazhojë më shumë se 1.200 efektivë policie, ndërsa i bën apel organizatorëve që të respektojnë vendin e përcaktuar dhe orarin e njoftuar.
Për menaxhimin e protestës u hartua një plan i posaçëm masash, ku që prej mesnatës së të enjtes u kufizua qarkullimi në disa segmente rrugore, të cilat deri në përfundim të protestës do të jenë të paaksesueshme për automjetet.
Për protestuesit, policia apelon që të distancohen në rast se gjenden përballë veprimeve të kundërligjshme që cenojnë rendin dhe sigurinë publike.
