VV-ja në koalicion me Guxo, Alternativën, PShDK-në
Lëvizja Vetëvendosje në zgjedhjet e 7 qershorit...

Lëvizja Vetëvendosje në zgjedhjet e 7 qershorit do të garojë së bashku me Guxo, Alternativën e PShDK-në.
Sipas Guxos, ky nuk është një bashkim i përkohshëm, por një qëndrim politik i vendosur për të qeverisur me përgjegjësi, për të mbrojtur interesin shtetëror dhe për ta vendosur qytetarin e Republikës në qendër të çdo vendimi.
Ne hyjmë në këtë marrëveshje me bindjen se shteti forcohet vetëm përmes drejtësisë që vepron, institucioneve që funksionojnë dhe një qeverisjeje që nuk i shmanget llogaridhënies.
Lufta kundër korrupsionit, zhvillimi ekonomik dhe mirëqenia qytetare nuk janë premtime, por detyrime që burojnë nga besimi i qytetarëve.
Ky koalicion përfaqëson stabilitet, drejtim dhe qartësi politike: një Republikë më të fortë brenda dhe më të sigurt jashtë, me orientim të palëkundur euroatlantik dhe me partneritete strategjike të konsoliduara, thuhet në komunikatën e partisë Guxo.
