Fillon aksioni ekologjik në Ballkan, Gjorgjievski: Një mjedis i pastër për të gjithë

08.05.2026 15:50

Nga sot deri të dielën do të zbatohet eko-aksioni masiv...

Nga sot deri të dielën do të zbatohet eko-aksioni  masiv në vend dhe në Ballkan, "Fundjava e pastrimit". Aksioni këtë vit do të mobilizojë dhjetëra mijëra qytetarë nga 60 komuna, më shumë se 600 organizata, institucione publike, kompani private dhe mbi 250 institucione shtetërore.

“Për ne, si Qyteti i Shkupit, pastërtia e kryeqytetit është një nga prioritetet më të rëndësishme. Shkupi është fytyra e Maqedonisë. Shkupi është shtëpia e qindra mijëra qytetarëve, qytet në të cilin  çdo ditë jetojmë, punojmë, lëvizim, rrisim fëmijët tanë  dhe presim mysafirët tanë.”, - deklaroi kryetari i Qytetit të Shkupit, Orce Gjorgjievski.

“Ministria e Mjedisit Jetësor gjithmonë do të mbështesë iniciativa të tilla, sepse së bashku ndërtojmë vetëdijen se kujdesi për mjedisin duhet të bëhet një shprehi e përditshme për të gjithë ne. Unë si  ministër dhe Ministria e Mjedisit Jetësor është e fokusuar në zgjidhje sistemike të problemit me mbeturinat, pra në ndërtimin e qendrave rajonale për grumbullimin e mbeturinave.”, - theksoi ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Muhamed Hoxha.

“Le ta fillojmë çdo ditë kështu, duke imituar japonezët që së pari pastrojnë aty ku jetojnë dhe kur janë këtu, madje edhe përreth ndërtesave tona, dhe pastaj shkojnë në punë. Kjo duhet të bëhet një filozofi e jetës!”, - u shpreh presidentja, Gordana Siljanovska Davkova.

Përveç në Shkup, ky aksion po realizohet në 500 lokacione anembanë Maqedonisë. (Vlora Latifi Topojani, TVM2)