Maqedoni
Tetovë, shënohet Dita e Infermierëve
08.05.2026 16:34
Infermierët, policia, NjTKZ - Tetovë dhe Kryqi i Kuq, sot...

Infermierët, policia, NjTKZ - Tetovë dhe Kryqi i Kuq, sot, së bashku në Ditën e Infermierëve në Tetovë, kanë simuluar se si t’u dalin në ndihmë qytetarëve, në rast të aksidenteve apo ngjarjeve tjera.
Institucionet thanë se kujdesi në komunikacion duhet shtuar dhe ky aktivitet i sotëm ka për qëllim të shohë qytetarët se si funksionojnë institucionet mes vete.
“Bashkë me Ndihmën e Shpejtë, zjarrfikësit, Kryqin e Kuq dhe policinë. Qëllimi i kësaj është që qytetarët të jenë në dijeni se si funksionojmë në institucionet tona.”, - theksoi motra medicinave, Renara Ajeti.
“Është një aktivitet që kanë sjell motrat medicinale të Tetovës të shohin metodat e reja të funksionimit të pacientëve, në raste të tilla. Është një dukuri e mirë, një aktivitet shumë i mirë.”, - theksoi komandanti i NjTKZ-së, Tetovë, Avni Ameti.
“Sot jemi mbledhur këtu për nder të motrave medicinave. Ne si Kryqi i Kuq kemi marrë pjesë me vullnetarët tanë për të ofruar ndihmën e shpejtë. Patëm një rast, një simulim të një motoçiklisti nga një veturë. Është formë edukative, ta sheh rinia.”, - u shpreh Shkëlqim Murati nga Kryqi i Kuq.
Të gjithë së bashku apeluan deri tek qytetarët që gjatë vozitjeve të mjeteve motorike, trotineteve, motorëve, së paku të mbajnë pajisje mbrojtëse gjatë vozitjeve.
VISAR SADIKI
