SHBA godet dy cisterna iraniane në Ngushticën e Hormuzit
Një aeroplan luftarak amerikan ka qëlluar mbi dy cisterna nafte të zbrazëta...

Një aeroplan luftarak amerikan ka qëlluar mbi dy cisterna nafte të zbrazëta me flamur iranian që po shkonin drejt porteve në Iran sot, sipas ushtrisë amerikane.
Komanda Qendrore e SHBA-së (CENTCOM), e cila drejton forcat amerikane në Lindjen e Mesme, tha se një aeroplan luftarak F/A-18 Super Hornet qëlloi drejt anijeve iraniane.
Agjencia iraniane e lajmeve Fars ka raportuar për përplasje midis anijeve amerikane dhe forcave të armatosura të Iranit në Ngushticën e Hormuzit.
Ndryshe, tensionet mes Iranit dhe Shteteve të Bashkuara janë përshkallëzuar sërish pas një serie incidentesh në dhe rreth Ngushticës së Hormuzit.
Ngushtica e Hormuzit cilësohet si një prej rrugëve më të rëndësishme për transportin global të naftës.
Të dyja palët kanë akuzuar njëra-tjetrën për sulme dhe shkelje të armëpushimit, ndërsa deklaratat e ashpra nga Uashingtoni dhe Teherani kanë rritur frikën për një përballje më të gjerë ushtarake në rajon.
