Maqedoni
Parashikimi i motit
09.05.2026 11:17
Mot i ndryshueshëm me vranësira dhe i paqëndrueshëm me reshje lokale të rrëmbyeshme shiu dhe bubullima..

Moti sot do të jetë i ndryshueshëm me vranësira dhe i paqëndrueshëm, me reshje lokale të rrëmbyeshme shiu dhe bubullima. Në disa vende do të ketë procese më intensive me reshje më të dendura shiu, bubullima dhe erë të përforcuar.
Do të fryjë erë mesatare deri e përforcuar nga drejtimi verior.
Temperatura minimale do të jetë në interval prej 7 deri në 12, ndërsa maksimalja do të arrijë nga 18 deri në 23 gradë Celsius.
