Maqedoni

Delegacioni i BE-së në Maqedoni do ta festojë Ditën e Evropës

09.05.2026 12:40

Delegacioni i Bashkimit Evropian në Maqedoninë e Veriut do ta festojë Ditën e Evropës...

Nën sloganin “Evropa jonë, së bashku më të fortë”, Delegacioni i Bashkimit Evropian në Maqedoninë e Veriut do ta festojë Ditën e Evropës. Programi përfshin një sërë aktivitetesh dhe ceremonish të organizuara në bashkëpunim me rrjetin e Shtëpisë së Evropës dhe autoritetet lokale në të gjithë vendin.
 
Në Parkun e Qytetit në Shkup, i cili do të transformohet në një hapësirë publike evropiane me eko-biznese, ushqim lokal, lojëra në ambient të hapur nga vendet anëtare të BE-së dhe muzikë gjatë gjithë ditës.
 
Këshilli Lokal Rinor i Koçanit do të ketë aktivitet për pikturimin e muraleve me kreativë të rinj në zemër të qytetit.
 
Gjatë muajit maj do të mbahen shumë ngjarje në qytete të ndryshme në të gjithë vendin, përfshirë koncerte në Manastir, mbrëmje filmike në Koçan, turë çiklistike rreth Liqenit të Ohrit, panair studentor në Shtip, shkëmbim librash në Tetovë, mbjellje pemësh në Veles, duke u përmbyllur me një ngjarje rinore në Gjevgjeli më 23 maj.