Maqedoni

9 Maji – dita mbi fitoren e fashizmit dhe Dita e Evropës, Mickoski: Integrim në BE, deri ku s’preket identiteti maqedonas

09.05.2026 15:37

Me një sërë aktivitete vendi shënoi 9-Majin, ditën e Evropës dhe fitoren ndaj fashizmit...

Me një sërë aktivitete vendi shënoi 9-Majin, ditën e Evropës dhe fitoren ndaj fashizmit. Nën slogani “Fitore, parime dhe vlera” qeveria organizoi ceremoni solemne, ku funksionarë  shtetëror dhe figura tjera, vënduan lule pranë monumentit “Çlirimtarët e Shkupit” në oborrin e Qeverisë. Me këtë rast, kryeministri Mickoski duke bërë thirrje për unitet të parimeve dhe vlerave, tha se Evropën nuk e sheh vetëm si gjeografi, por se Evropa duhet të jetë një vlerë. Por megjithatë, sërish theksoi se identitetin maqedonas nuk e jep në këmbim për asnjë lloj politike. Shtoi gjithashtu se duhet të bisedohet për zgjidhje të qëndrueshme, me të cilat mund të ecim përpara, e jo për zgjidhje që do t’u lënë barrë të madhe brezave tanë të ardhshëm.
 
“Akoma besojmë se Evropa është rruga jonë e vetme. Atdheu ynë nuk ka të ardhme tjetër dhe as shans për sukses, përveç integrimit në Bashkimi Evropian. Por, njëkohësisht, të mos mashtrohemi, ekziston edhe përvoja e hidhur nga shumë dorëzime, pengesa dhe mosmarrëveshje të paarsyeshme në këtë rrugëtim tonin. Kjo frustron fuqishëm dhe thellë, kur parimet shkelen pikërisht mbi shpinën e atyre që kërkojnë parime dhe një mundësi të drejtë. Po aq dekurajuese është edhe indiferenca e shumë shteteve më të mëdha ndaj këtyre episodeve të padrejta ndaj popullit dhe shtetit tonë…Tregti me identitetin, me dinjitetin tonë në këmbim për çfarëdo lloj përftimi politik siç ka në historinë tonë të re, asnjëherë nuk do të bëj.”, u shpreh kryeministri Hristijan Mickoski.
 
Sali: Riafirmojmë përkushtimin për të ardhmen evropiane
 
Zëvendës kryeministri i parë dhe njëherësh ministri për Çështje Evropiane, Bekim Sali, ka theksuar përkushtimin e vendit ndaj integrimit evropian.
 
“Duke patur parasysh se integrimi evropian kërkon shumë angazhim nga të gjitha institucionet, ne angazhohemi si politikë si qeveri që konsolidimi shoqëror dhe institucional të jetë më i gjerë dhe kjo do të rezulton padyshim me integrimin e vendit tonë në Unionin Evropian… Integrimi në Bashkimin Evropian nuk është vetëm politikë, nënkupton mirëqenie, nënkupton zhvillim, nënkupton mundësi të ardhshme por edhe solidaritet mes shteteve të Bashkimit Evropian.”, u shpreh zëvendës kryeministri Bekim Sali.
 
Kosta: E ardhmja e RMV-së në BE
 
Në një video-mesazh, presidenti i Këshilli Evropian, Antonio Kosta iu drejtua edhe qytetarëve të Maqedonisë si anëtarë të ardhshëm të Bashkimit Evropian. Tha se dita e Evropës shënon projektin e përbashkët evropian, kur vendet themeluese të BE-së zgjodhën unitetin në vend të ndarjes dhe bashkëpunimin në vend të konfliktit.
 
“Ne besojmë se e ardhmja juaj është në Bashkimin Evropian. Po bëhet shumë punë për ta bërë këtë realitet. Vendi juaj ka qenë kandidat për anëtarësim në BE për shumë vite. Është koha të ndërmerret një hap përpara. Së bashku do të ndërtojmë një të ardhme të përbashkët europiane.”, u shpreh kryetari i Këshillit Evropian, Anonio Kosta.
 
Rokas: Shënohet edhe rëndësia e zgjerimit, hapëroni
 
Në ditën e Evropës ne festojmë jo vetëm për çka jemi, por çka bëjmë, bashkë me shtetet anëtare, partnerët tanë në mbrojtjen e mënyrës së jetesës dhe promovimin e një bote më të qëndrueshme, tha euroambasadori Mihalis Rokas, duke potencuar vazhdimin e reformave që çojnë në Union. Kjo është dita për të shënuar rëndësinë e strategjisë së zgjerimit të BE-së, tha ai.
 
“Kjo është dita për thirrje se uniteti dhe vendosmëria e bëjnë BE-në të qëndrueshme në kohërat turbulente dhe ne po e bëjmë këtë… E dimë se së bashku me të gjithë ju dhe me reformat e vazhdueshme ne do të menaxhojmë për t’i bërë këto hapa vendimtarë, për ta dëgjuar vendin aty ku e ka vendin, në familjen e evropiane.”, u shpreh euroambasadori Mihalis Rokas.
 
Evropa është ndërtuar nga premtimi, liria, barazia dhe demokracia. Në botën e rritjes së konflikteve dhe presionit ekonomik, t’i ruajmë vlerat evropaine, brenda dhe jashtë saj, përfundoi shefi i delegacionit të BE-së në Shkup, Rokas. 
 
NERMIN MULAKI FEJZULLAHU