Maqedoni

Kongresi i bashkimit, koalicioni VLEN shndërrohet në parti të vetme

09.05.2026 18:38

VLEN nga sot zyrtarisht ka nisur një kapitull të ri politik, duke u shndërruar në një parti të vetme politike...

VLEN nga sot zyrtarisht ka nisur një kapitull të ri politik, duke u shndërruar në një parti të vetme politike. Në kongresin që po mbahet me pjesëmarrjen e strukturave partiake, delegatëve dhe mbështetësve, u theksua se ky bashkim përfaqëson forcimin e frymës së unitetit dhe përkushtimit për ndryshim.

U vlerësua se vendimi për unifikim është rezultat i nevojës për një përfaqësim më të fuqishëm politik dhe një organizim më efikas në shërbim të qytetarëve.