Maqedoni
Kongresi i bashkimit, koalicioni VLEN shndërrohet në një parti të vetme
09.05.2026 20:59
Koalicioni i deritanishëm VLEN, prej sot edhe zyrtarisht u shndërrua në një subjekt politik....

Koalicioni i deritanishëm VLEN, prej sot edhe zyrtarisht u shndërrua në një subjekt politik, ku në krye të sajë do të qëndrojnë dy kryetarë Bilall Kasami dhe Izet Mexhiti. Në datë simbolike të 9 majit, ditës kur në Europë u shënua bashkimi, liderët e pesë subjekteve politike zgjatën dorën, dhe i shkrinë shtëpitë e tyre për të shndërrua një shtëpi të madhe për të gjithë, thanë mes tjerash të pranishmit. Në pranin e afro 850 delegatëve nga e gjithë vendi, dhe në praninë e shumë mysafirëve nga jashtë vendi, liderët e këtij subjekti Bilall Kasami dhe Izet Mexhiti, theksuan se do të angazhohen fuqishëm në implementimin dhe zbatimin e rezolutave, të cilat kanë për qëllim vendimmarrjen politike, dhe integrimin e të brinjëve në të.
“VLEN nuk duhet të jetë thjesht bashkim partish. Nëse mbetet vetëm kaq, atëherë nuk kemi bërë asgjë. VLEN duhet të bëhet kulturë tjetër politike shqiptare. Më e qetë, serioze, më institucionale dhe e përgjegjshme ndaj qytetarit. Ne nuk kemi nevojë për politikë që jeton nga zënkat. Shqiptarët kanë nevojë për politikë që ndërton, planifikon dhe mendon më larg se një mandat. Prandaj është e rëndësishme të themi edhe se çfarë përfaqësojmë. Ne jemi parti e qendrës së djathtë. Dhe këtë nuk e themi si diçka që tingëllon mirë në letër. E themi sepse besojmë në disa vlera shumë të qarta. Ne besojmë në familjen si vendin e parë ku njeriu mëson besimin, përgjegjësinë dhe dashurinë për tjetrin. Besojmë te puna e ndershme, te njeriu që ngrihet herët për ta mbajtur familjen e vet, te sipërmarrësi që rrezikon, krijon dhe nuk pret gjithçka nga shteti. Besojmë në identitetin tonë, në gjuhën, në kulturën, në besimin dhe në ato vlera shpirtërore që na kanë mbajtur bashkë edhe në kohët kur kemi pasur pak mundësi, por shumë dinjitet.”, u shpreh Bilall Kasami, bashkëkryetar i VLEN-it.
Bashkëkryetari I tjetër I VLENIT, theksoi se ky është momenti kur bashkimi fiton peshën e re, kur kthehet në strukturë, në përgjegjësi dhe në vazhdimësi.
“Sot VLEN-i është bërë forca kryesore në hartën politike shqiptare në RMV, sepse VLENI nuk i ndau shqiptarët, por i bashkoi. Për herë të parë pas shumë vitesh shqiptarët po e ndejnë se pesha e votës së tyre, po kthehet në peshë të vërtetë politike, në përfaqësim të vërtet, në forcë vendimmarrëse, dhe kjo është arsyeja se pse ky bashkim ka rëndësi historike. Ky është momenti kur bashkimi fiton peshën e re, kur kthehet në strukturë, në përgjegjësi dhe në vazhdimësi. Dy kryetarët do ta udhëheqin këtë parti, jo si ndarje, por si balancë, jo si kompromis por si garanci, se askush nuk është mbi vullnetin e përbashkët brenda vlenit. VLEN-i është forcë politike e qendrës së djathtë sepse besojmë në familjen si themel i shoqërisë.”, u shpreh Izet Mexhiti, bashkëkryetar i VLEN-it.
Në këtë kongres subjekti politik VLEN ka zgjedhur edhe dy nënkryetarët e partisë ku me shumicën e votave është zgjedhur Bekim Çoku dhe Mimoza Musa ndërsa Sekretar i partisë është zgjedhur Bekim Sali. Në këtë kongres në mesin e shumë mysafirëve ishin edhe kryeministrat e Maqedonisë së Veriut Hristijan Mickovski dhe ai i Kosovës Albin Kurti.
FITIM KTYEZIU
