Maqedoni
Mot i ndryshueshëm me vranësira dhe periudha me diell
10.05.2026 11:18
Moti sot do të jetë me vranësira dhe periudha me diell...

Moti sot do të jetë me vranësira dhe periudha me diell. Pasdite priten reshje të herëpashershme lokale shiu dhe kushte për paraqitje të rralla të bubullimave, njofton Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike.
Do të fryjë erë e dobët deri mesatare nga drejtimi perëndimor dhe veriperëndimor.
Temperatura minimale do të jetë në interval prej 5 deri në 12, ndërsa maksimalja do të arrijë nga 21 deri në 27 gradë.
Në Shkup moti do të jetë i ndryshueshëm me vranësira dhe periudha me diell. Do të fryjë erë e dobët me drejtim të ndryshueshëm.
Temperatura minimale do të zbresë deri në 9, ndërsa maksimalja do të arrijë deri në 25 gradë.
