Maqedoni

Java Kombëtare dhe Evropiane e Infermierëve, MSh mbështetë statusin e infermierëve

10.05.2026 17:07

Aliu potencoi se infermieret janë thelbi i sistemit shëndetësor...

Në vend ka mungesë të theksuar të infermierëve. Rreth 6 mijë i mungojnë vendit ndërsa në nivel global gati 6 milionë infermierë. Ministri i shëndetësisë, Azir Aliu, potencoi se infermieret janë thelbi i sistemit shëndetësor andaj të vetëdijshëm për mungesën, tashmë po ndërmerren hapa të shumtë në drejtim të përmirësimit të kushteve të punës dhe rritjes së pagave. Ai gjithashtu tha se së bashku me sindikatat, po punojmë për përmirësimin e gjendjes dhe vlerësimin më të madh të punës.
 
“Ne jemi të vetëdijshëm për mungesën të kapaciteteve shëndetësore në shëndetësi, këtu kyçim pjesë më të madhe të infermiereve dhe e dimë se infermierët janë thelbi i sistemit shëndetësor nga prevenimi deri te rehabilitimi prandaj ne bashkë me grupet e punës mes ministrisë së shëndetësisë dhe sindikatat po punojmë që të mundemi këtë pjesë ta avancojmë.”, u shpreh ministri i shëndetësisë, Azir Aliu.
 
Infermieret janë një hallkë e rëndësishme e procesit shëndetësor, por pa menduar shumë, po largohen në vendet e huaja për shkak të kushteve më të mira dhe pagave më të larta. Mungesa gjithnjë e më e madhe e infermiereve dhe infermiereve obstetrike në nivel global po shkakton largimin e tyre nga vendi, thonë nga Shoqata Nacionale e Infermiereve, Teknikëve dhe Infermiereve obstetrike.
 
“Këta janë infermierë të gatshëm të trajnuar, ne ua japim, nuk janë fillestarë, por thonë se kanë sistematizuar se kush, si dhe çfarë, kanë respekt, ekipi shëndetësor komunikon pa qenë arrogant dhe normalisht, në fund të fundit, paga është më e lartë.”, u shpreh Vellka Llukiq nga shoqata e infermierëve.
 
“Për herë të parë kemi rritje të nëpunësve shëndetësorë. 18mijë e 900 në 2025 nga 18 mijë në vitin 2024. Pjesa më e madhe me rritjen e punësimeve të infermierëve duke i falënderuar vendimet e pushtetit që puna me kontratë në vepër të eliminohen në praktikën e punës, marrëdhënia stabile e punës është gjithsesi është parakusht për sigurimin e vendit të punës.”, u shpreh Sasho Klekovski, drejtor në FSSh.
 
Autoritetetet shëndetësore thonë se mbeten të përkushtuar për përmirësimin e vazhdueshëm të infrastrukturës shëndetësore  përmirësimin e statusit të infermierëve dhe përmirësimin e vazhdueshëm të arsimit dhe zhvillimit të tyre profesional.
 
VLORA LATIFI TOPOJANI