Maqedoni

Parashikimi i motit

11.05.2026 08:38

Paradite me diell, pasdite mot i ndryshueshëm me vranësira...

Paradite mot me diell dhe vranësira të moderuara, ndërsa pasdite do të jetë mot i ndryshueshëm me vranësira dhe në disa vende me reshje të rrëmbyeshme shiu dhe bubullima. Lokalisht proceset do të jenë më intensive në formë stuhie me reshje intensive shiu, shkarkime të fuqishme elektrike, erë dhe kushte për paraqitje të breshrit. Pasdite do të fryjë erë e përforcuar deri e fortë nga drejtimi perëndimor, e cila herë pas here në pjesët perëndimore do të arrijë shpejtësi mbi 60 km/h.
 
Temperatura minimale do të zbresë deri në 12, ndërsa maksimalja do të arrijë deri në 28 gradë.
 
Në Shkup paradite mot me diell, ndërsa pasdite mot i paqëndrueshëm, në disa pjesë të luginës me reshje të rrëmbyeshme shiu, erë të përforcuar dhe bubullima.