Ekonomi
KRRE pritet t’i kumtojë çmimet e reja të derivateve
11.05.2026 09:09
Komisioni Rregullator për Energjetikë pritet t’i kumtojë çmimet e reja të derivateve....

Komisioni Rregullator për Energjetikë pritet t’i kumtojë çmimet e reja të derivateve. Nga Qeveria presin çmime më të ulëta, ndërsa optimizmi bazohet në rënien javore prej mbi 6 për qind të dy llojeve të naftës. Në bursat botërore, çmimi i naftës është mbi 100 dollarë për fuçi, por megjithatë, në përllogaritjet e Rregullatorit merret parasysh mesatarja javore e çmimeve të derivateve.
Të hënën e ardhshme skadojnë edhe masat qeveritare për TVSH më të ulët dhe akciza më të ulëta.
Ministrja e Energjetikës, Bozhinovska, tha se gjendja po ndiqet me kujdes dhe, nëse ka nevojë, do të merren sërish masa.
