Maqedoni

Apeli do t’i shqyrtojë ankesat ndaj aktgjykimit për vrasjet e Vanjës dhe Pançes

11.05.2026 09:34

Në Gjykatën e Apelit në Shkup sot në seancë publike pritet të shqyrtohen ankesat ndaj aktgjykimit për rrëmbimet dhe vrasjet e Vanja Gjorçevskës dhe Pançe Zhezovskit.....

Në Gjykatën e Apelit në Shkup sot në seancë publike pritet të shqyrtohen ankesat ndaj aktgjykimit për rrëmbimet dhe vrasjet e Vanja Gjorçevskës dhe Pançe Zhezovskit.

Lënda është në procedurë të shkallës së dytë pas ankesave të paraqitura nga mbrojtja dhe nga Prokuroria Themelore Publike, e cila ankohet në pjesën e aktgjykimit lirues për babain e Vanjës, Aleksandar Gjorçevski, si dhe për veprën e dytë të të akuzuarve.
 
Gjykata Themelore Penale në Shkup më 25 qershor të vitit të kaluar i dënoi me burgim të përjetshëm të dyshuarit Lupço Palevski, Velibor Manev, Bore Videvski dhe Vllatko Keshishev për veprat penale – rrëmbim dhe vrasje mizore të dy viktimave. Babai i Vanjës, Aleksandar Gjorçevski, i cili gjithashtu ishte në mesin e të dyshuarve, u lirua nga akuza për shkak të mungesës së provave.