Maqedoni
Komisioni për Zgjedhje dhe Emërime sot pritet ta kumtojë propozimin për anëtar të ri të KSHPK-së
11.05.2026 09:50
Komisioni për Çështje të Zgjedhjeve dhe Emërimeve sot pritet ta kumtojë propozimin për anëtarë të rinj..

Komisioni parlamentar për Çështje të Zgjedhjeve dhe Emërimeve sot pritet ta kumtojë propozimin për anëtarë të rinj të Komisionit Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit (KSHPK) dhe të Këshillit Shtetëror për Parandalimin e Delikuencës së Fëmijëve dhe Drejtësi për Fëmijë.
Komisioni do të diskutojë edhe për ndryshime në përbërjen e komisioneve parlamentare me kërkesë të ZNAM-it, si dhe për vendimet lidhur me grupet parlamentare për bashkëpunim me parlamentet e shteteve të tjera.
Në rend dite janë edhe propozim-vendimet për shkarkim dhe emërim të kryetarëve dhe anëtarëve të bordeve për ndarjen e çmimeve shtetërore “Nënë Tereza”, “22 Nëntori” dhe “Shën Klimenti i Ohrit”.
