Maqedoni
Komunikacioni në rrugë zhvillohet pa pengesa, në rrugë të thata
11.05.2026 10:10
Intensiteti i komunikacionit në akset rrugore jashtë zonave urbane është mesatar....

Për shkak të sanimit të pjesës së sipërme të Urës së Lenishtës në km 47+900 në rrugën shtetërore A1, aksi Pletvar-Prilep, më 11.05.2026 do të bëhet ridrejtim i komunikacionit nga njëra në tjetrën korsi (i gjithë komunikacioni do të zhvillohet në korsinë e djathtë, drejtimi Pletvar-Prilep).
Komunikacioni në rrugët shtetërore zhvillohet pa pengesa, në rrugë të thata.
Intensiteti i komunikacionit në akset rrugore jashtë zonave urbane është mesatar. Në pikat kufitare, nga pala maqedonase, nuk ka pritje më të gjata për hyrje dhe dalje nga shteti.
LAMM rekomandon shpejtësi të përshtatur të lëvizjes, respektim të sinjalizimit rrugor dhe drejtim të kujdesshëm të automjeteve, veçanërisht në rrugët nëpër pellgje, lugina lumore dhe gryka, ku ekziston mundësia e rrëshqitjeve të dheut. Kjo vlen veçanërisht për segmentet Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan – Dellçevë.
Nga 15 prilli, aksi rrugor Ohër – Resnjë përmes Parkut Kombëtar Galiçicë është i hapur për komunikacion për të gjitha llojet e automjeteve deri në 3,5 tonë.
