Botë
2 raste të tjera pozitive me Hantavirus, testimi vijon për 17 pasagjerë
11.05.2026 10:55
Një shtetas amerikan ka rezultuar pozitiv në Hantavirus, ndërsa një tjetër ka simptoma të lehta...

Një shtetas amerikan ka rezultuar pozitiv në Hantavirus, ndërsa një tjetër ka simptoma të lehta, pasi u kthye nga një anije turistike e prekur nga virusi vdekjeprurës, tha Departamenti Amerikan i Shëndetësisë dhe Shërbimeve Njerëzore.
Ata janë midis 17 pasagjerëve që u kthyen në Shtetet e Bashkuara me një fluturim çarter qeveritar, të cilët do të testohen më tej në një strukturë shëndetësore në Nebraska.
Ministrja franceze e Shëndetësisë, Stefani Rist, tha se një grua franceze që u kthye në vend kishte rezultuar pozitive me Hantavirus, duke shtuar se ajo ishte në izolim në Paris dhe shëndeti i saj po përkeqësohej.
Një shtetase tjetër franceze që u kthye nga udhëtimi ka simptoma të sëmundjes, të cilat zakonisht përfshijnë ethe, lodhje ekstreme, dhimbje muskujsh, dhimbje stomaku, të vjella, diarre dhe vështirësi në frymëmarrje.
Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSh) ka rekomanduar 42 ditë izolim për ata që largohen nga anija Hondius. Virusi është konfirmuar gjithashtu te dy shtetas britanikë, të cilët po trajtohen në Holandë dhe Afrikën e Jugut.
