Botë

Mblidhen ministrat e BE-së dhe Ballkanit Perëndimor, në fokus dialogu Kosovë - Serbi

11.05.2026 11:27

Ministrat e Punëve të Jashtme të vendeve anëtare të Bashkimit Evropian do të zhvillojnë sot një takim...

Ministrat e Punëve të Jashtme të vendeve anëtare të Bashkimit Evropian do të zhvillojnë sot një takim të përbashkët me homologët e tyre nga Ballkani Perëndimor. 
 
Diskutimi mes 27 shefave të diplomacisë evropiane dhe gjashtë ministrave të Jashtëm të vendeve të rajonit do të shërbejë si nxitje për vazhdimin e diskutimeve mbi situatën në rajon. Pritet që ministrat e jashtëm të BE-së dhe Ballkanit Perëndimor, ndër të tjera, të diskutojnë për përgatitjet për samitin BE - Ballkani Perëndimor, i cili do të mbahet në qershor në Tivat të Malit të Zi. Në këtë drejtim, zyrtarë të njohur me përgatitjet e takimit kanë theksuar se ndër temat që Brukseli dëshiron t’i mbajë në fokus do të jetë edhe dialogu për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Këto burime paralajmërojnë se zyrtarët e Brukselit nuk janë të kënaqur me dinamikën e procesit.