Maqedoni
Mickoski: Korridoret 8 dhe 10 janë strategjike për RMV-në
11.05.2026 11:48
Korridoret 8 dhe 10 janë strategjike për Maqedoninë në shumë aspekte...

Korridoret 8 dhe 10 janë strategjike për Maqedoninë në shumë aspekte. Kështu vlerëson kryeministri Hristijan Mickoski, sipas të cilit prioritet i Qeverisë janë edhe ndërtimi i autostradës, ndërtimi i hekurudhës, modernizimi i hekurudhës së shpejtë në Korridorin 10 dhe lidhja energjetike përmes linjave të transmetimit.
“Sa i përket lidhjeve energjetike përmes largpërçuesve njërin e rifilluam, ai është largpërçuesi me Shqipërinë, me fqinjët tjerë jemi të lidhur me linja transmetimi të tensionit të lartë, po flas për Serbinë fqinje, Kosovën, Bullgarinë dhe Greqinë, tani mbetet Shqipëria. Pres që ai projekt të përfundojë. Dhe së fundmi, lidhja me infrastrukturën e gazit, gazsjellësi me Greqinë po ndërtohet mjaft intensivisht, fillojmë këtë javë me shpalljen e tenderit për gazsjellësin për në Serbi. Së fundmi, më lejoni të përmend atë projekt të gazsjellësit, i cili ka qenë i harruar për dekada dhe është lënë në shkatërrimin e kohës. Tani është funksional dhe shërben për transportin e naftës, d.m.th. duke lidhur portin e Selanikut me rafinerinë e Shkupit. Kur e gjithë kjo të përfundojë globalisht, mund të themi se jemi vërtet një qendër rajonale dhe se që nga tani e tutje, Evropa veriore dhe jugore do të jenë të lidhura, Evropa qendrore me Mesdheun, Adriatik dhe Joni me Detin e Zi. Ky është avantazhi strategjik që kemi si shtet.”, - deklaroi kryeministri, Hristijan Mickoski.
