Ekonomi
Ulen çmimet e derivateve të naftës
11.05.2026 13:33
Nga mesnata, dizeli do të shitet me çmim më të ulët për 4 denarë për litër...

Nga mesnata, dizeli do të shitet me çmim më të ulët për 4 denarë për litër, ndërsa benzina EUROSUPER BS-95 do të mbajë të njëjtin çmim.
Sipas vendimit të ri, për çmimet me pakicë të karburanteve, EURODIZEL do të kushtojë 89.50 denarë për litër, që paraqet një ulje prej 4 denarësh në krahasim me çmimin e deritanishëm. Çmimi i shitjes me pakicë i Vajit Ekstra të Lehtë për Amvisëri (ЕL-1) ulet për 4,50 denarë për litër dhe do të shitet për 94,00 denarë për litër.
Çmimi i EUROSUPER BS-95 nuk ndryshon dhe mbetet 85 denarë për litër, ndërsa EUROSUPER BS-98 liron për 0.50 denarë dhe do të shitet për 86.50 denarë për litër.
