Maqedoni

Parashikimi i motit

12.05.2026 08:46

Me diell me vranësira të pakta deri mesatare

Paradite mot me diell me vranësira të pakta deri mesatare. Pasdite do të ketë kushte për paraqitje lokale të motit të paqëndrueshëm me reshje të rrëmbyeshme shiu, bubullima dhe erë të përforcuar. Do të fryjë erë e përforcuar deri e fortë nga drejtimi perëndimor, herë pas here me shpejtësi mbi 80 km/h.
 
Temperatura minimale do të jetë në interval prej 7 deri në 13, ndërsa maksimalja do të arrijë nga 18 deri në 31 gradë.
 
Në Shkup, mot me diell me vranësira të pakta deri mesatare. Pasdite në disa pjesë të luginës do të ketë kushte për reshje afatshkurtra të rrëmbyeshme shiu, bubullima dhe erë të përforcuar