Maqedoni

Debat publik për Draft-propozimin e Ligjit për Probacionin

12.05.2026 09:30

Debat publik për Draft-propozimin e Ligjit për Probacion do të mbahet sot në hapësirat e Akademisë Maqedonase të Shkencave dhe Arteve....

Debat publik për Draft-propozimin e Ligjit për Probacion do të mbahet sot në hapësirat e Akademisë Maqedonase të Shkencave dhe Arteve. Ngjarja organizohet nga Shoqata për të Drejtën Penale dhe Kriminologji të Maqedonisë, Qendra për Hulumtime Strategjike pranë MANU dhe Shoqëria Penologjike Maqedonase.

 
Në debatin publik pritet pjesëmarrja e përfaqësuesve të institucioneve, komunitetit akademik dhe ekspertëve. Me fjalë përshëndetëse do të paraqiten ministri i Drejtësisë Igor Fillkov, drejtori i Drejtorisë për Ekzekutimin e Sanksioneve Aleksandar Pandov dhe kryetarja e Shoqatës për të Drejtën Penale dhe Kriminologji, prof. dr. Aleksandra Gruevska Drakulevski. Moderator i ngjarjes do të jetë akademiku Vllado Kambovski.
 
Në kuadër të debatit do të prezantohet Draft-ligji për Probacion, i cili rregullon përmbajtjen, qëllimet dhe mënyrën e zbatimit të punëve të probacionit, si dhe kompetencat e organeve për realizimin e tyre. Ligji synon mbrojtjen e komunitetit përmes risocializimit dhe riintegrimit të kryerësve të veprave penale, si dhe rregullimin e zbatimit të masave alternative dhe mbikëqyrjes në komunitet.
 
Janë paraparë edhe prezantime tematike për aspektet praktike të probacionit, pas të cilave do të vijojë diskutim i hapur. Pritjet e organizatorëve janë që nga debati publik të dalin konkluzione dhe propozime për avancimin e tekstit të Draft-propozimit të Ligjit për Probacion.