Botë

Ekspozimi ndaj Hantavirusit, 12 punonjës spitali në Holandë në karantinë

12.05.2026 12:12

Dymbëdhjetë anëtarë të stafit mjekësor në Holandë janë vendosur në karantinë...

Dymbëdhjetë anëtarë të stafit mjekësor në Holandë janë vendosur në karantinë, pasi dyshohet se u ekspozuan ndaj Hantavirusit gjatë trajtimit të një pacienti të infektuar nga anija turistike MV Hondius.
 
Sipas spitalit, edhe pse rreziku i infeksionit konsiderohet minimal, personeli do të qëndrojë në “karantinë paraprake” për gjashtë javë si masë sigurie. Pacienti ishte transportuar me helikopter nga anija holandeze, e cila ka qenë në qendër të një alarmi shëndetësor ndërkombëtar javët e fundit. Ai ndodhet i shtruar në spital që prej të mërkurës. Zyrtarët e spitalit sqaruan se gjaku i pacientit fillimisht ishte trajtuar me masa standarde sigurie, por për shkak të natyrës së virusit, procedurat duhej të ishin më të rrepta. Hantavirusi është një virus që transmetohet kryesisht nga brejtësit dhe në raste të rralla mund të shkaktojë komplikime serioze tek njerëzit.