Maqedoni
Hantavirusi, minjtë dhe papastërtia, rrezik më i madh
12.05.2026 14:47
Higjiena e dobët, mjedisi i keq urban dhe popullata e pakontrolluar e brejtësve përbëjnë një problem më të madh...

Higjiena e dobët, mjedisi i keq urban dhe popullata e pakontrolluar e brejtësve përbëjnë një problem më të madh real shëndetësor publik dhe një rrezik më të madh për shfaqjen e hantavirusit sesa rastet e infektuarve në anijen turistike, thotë epidemiologu Dragan Danillovski. Sidomos kur bëhet fjalë për tipin “Andesvirus”, i cili mund të përhapet nga njeriu te njeriu vetëm në kushte të veçanta dhe kërkon kontakt të afërt dhe të zgjatur për të ndodhur infeksioni, shpjegon epidemiologu Danillovski.
“Kontejnerët e stërmbushur, deponitë e egra, hedhja e mbetjeve organike kudo, të gjitha këto mundësojnë kushte ideale për yshtjen e minjve dhe brejtësve në përgjithësi, ndërsa atë përbëjnë rezervuar potencial vetëm për hantaviruset, por edhe për shumë sëmundje të tjera ngjitëse. Pikërisht për këtë, ky është momenti kur institucionet duhet seriozisht t’i shtrëngojnë masat për deratizim, inspektim sanitar dhe higjienë urbane.”, - deklaroi epidemiologu, Dragan Daniellovski.
Ai u bën thirrje qytetarëve të shmangin kontaktin me mbeturina të brejtësve dhe gjurmët e tyre, si dhe të përdorin maska dhe doreza gjatë pastrimit.
“Të shmangin hapësirat ku ka gjurmë të brejtësve, ushqimin ta ruajnë të mbyllur nëpër kuti, sidomos nëse jetojnë në zona rurale. Të bëhet pastrimi i podrumeve dhe garazheve, mos fshini në tokë të thatë ose mos përdorni fshesë me korrent, që ngrenë pluhurin, por fillimisht duhet të dezinfektoni ambientin dhe të përdorni maska dhe doreza.”, - theksoi epidemiologu, Dragan Daniellovski.
Hantaviruset nuk janë të reja; ato njihen prej kohësh në mjekësi. Infeksioni më shpesh ndodh përmes thithjes së grimcave të kontaminuara me jashtëqitje, urinë ose pështymë nga brejtësit e infektuar. Në Amerikën Veriore dhe Jugore ai shkakton sindromën pulmonare, ndërsa në Azi, Afrikë dhe Evropë, përfshirë edhe Ballkanin, është e njohur ethet hemorragjike me sindromë renale.
VLORA LATIFI TOPOJANI
