Reforma në drejtësinë penale, debat publik për propozim-ligjin për shërbimin e provës

12.05.2026 15:22

Shpërblimi i provës është masë më humane...

Shpërblimi i provës është masë më humane, më ekonomike dhe efikase në arritjen e qëllimit të dënimit dhe nuk e vë në pikyetje sistemin e drejtësisë penale, u theksua sot në  debatin publik për propozim-ligjin e ri për Shërbimin e Provës.

Me këtë zgjidhje ligjore vendosim një sistem të qartë dhe modern të provës, i cili sjell tre rezultate kyçe: zbatim më efikas të masave në komunitet, riintegrim më të fortë shoqëror të personave të përfshirë nga sanksionet dhe nivel më të lartë të mbrojtjes së viktimave.”, tha ministri Filkov.

“Ligji parasheh vlerësimin e rrezikut përgjatë procedurës penale, me kërkesë të gjykatës ose prokurorit publik, me çka forcohet baza profesionale për marrjen e vendimeve dhe përmirësohet zbatimi i masave alternative. Në kornizën e re ligjore inkorporohen standarde të larta të të drejtave të njeriut, përmes mbrojtjes nga tortura dhe trajtimi çnjerëzor, mosdiskriminimit, mbrojtjes së të dhënave personale dhe zbatimit të qëndrueshëm të prezumimit të pafajësisë.”, - deklaroi ministri  i Drejtësisë, Igor Filkov.

Masa alternative e dënimit është një nga hallkat më të rëndësishme të sistemit të burgjeve dhe të sistemit të drejtësisë, prandaj kërkohet orientim më i madh drejt tyre, theksoi udhëheqësi i Drejtorisë për Ekzekutimin e Sanksioneve, Pandov.

“Veçanërisht përpiqem që t’i jap theks, që t’i edukojmë gjykatësit, sepse ne mund t’i kemi ligjet më të mira, dhe t’i mundësojmë kushtet më të mira,  por janë gjykatësit ata që duhet t’i përcaktojnë këto masa alternative. Numrat janë pozitiv, aktualisht kemi mbi 1.000 raste aktive te probacioneve, kemi për momentin 11 zyra, 289 zyrtarë të shërbimit të provës, të cilët janë mirë të edukuar dhe e njohin mirë punën e tyre. Punojnë me personat që janë të dënuar me kusht, por a ka hapësirë për përmirësim të situatës, patjetër që po dhe këtë do ta bëjmë. Ajo që do të ndihmojë në këtë përmirësim është pikërisht ligji i ri për probacion.”, - theksoi Aleksandar Pandov nga Drejtoria për Ekzekutimin e Sanksioneve.

“Me miratimin e propozim-ligjit të ri për shërbimin e provës, pritet që të tejkalohen problemet me zbatimin e shërbimit të provës, të përmirësohet funksionimi i shërbimit për probacion. Risi kyçe në ligj është që i njëjti është i harmonizuar me standardet ndërkombëtare në aspekt të zbatimit të sanksioneve.  Ai i zgjeron kompetencat e shërbimit të probacionit, me theks të veçantë zgjerimin e kompetencave në aspekt të lirimit me kusht.”, - u shpreh Aleksandra Gruevska Drakullevska nga Shoqata për të Drejtën Penale dhe Kriminologjinë.

Ndryshimi i ligjit për probacion është pjesë e reformave të së drejtës penale, që përfshin edhe Kodin e ri Penal, Ligj i ri për zbatimin e sanksioneve penale si   projekt disavjeçar për harmonizimin e sistemit juridik me te drejtën e bashkimit Evropian.

Në këtë fazë të projektit, temë dhe lëndë kryesore është sundimi i së drejtës, reformat gjyqësore dhe lufta kundër korrupsionit, si dhe hapat e tjerë të rëndësishëm  reformues  që janë të domosdoshme të bëhen për rrugën e vendit tonë  drejt eurointegrimeve, tha kryetari i Akademisë së Shkencave, Vllado Kambovski. (Arlind Baftiu, TVM2)