Maqedoni

Mot i ndryshueshëm me vranësira dhe më i freskët

13.05.2026 08:40

Sot moti do të jetë i ndryshueshëm me vranësira dhe më i freskët, me reshje të herëpashershme shiu...

Sot moti do të jetë i ndryshueshëm me vranësira dhe më i freskët, me reshje të herëpashershme shiu. Lokalisht do të ketë kushte për reshje afatshkurtra të rrëmbyeshme shiu dhe paraqitje të rralla të bubullimave. Në pjesët perëndimore do të fryjë erë perëndimore, ndërsa përgjatë Vardarit erë veriore, e cila në disa vende herë pas here do të përforcohet.
 
Temperaturat e mëngjesit do të lëvizin nga 5 deri në 11 gradë, ndërsa maksimalet ditore do të arrijnë ndërmjet 17 dhe 24 gradë.
 
Në Shkup, mot i ndryshueshëm me vranësira dhe më i freskët. Në disa pjesë të luginës do të ketë kushte për reshje të herëpashershme shiu. Do të fryjë erë mesatare, herë pas here e përforcuar nga drejtimi verior.