Maqedoni

Vazhdon gjykimi për zjarrin në diskotekën “Puls”

13.05.2026 08:56

Në sallën e madhe të burgut në Idrizovë vazhdon gjykimi për zjarrin në diskotekën “Puls”...

Në sallën e madhe të burgut në Idrizovë vazhdon gjykimi për zjarrin në diskotekën “Puls”, me prezantimin e provave materiale të Prokurorisë. Në seancën e kaluar para gjykatës u prezantuan video dhe dokumentacion fotografik që tregojnë gjendjen pas zjarrit – interieri i shkatërruar, vendosja e skenës, ndërsa theks i veçantë iu vu sfungjerit poliuretan, i vendosur për izolim akustik, i cili ishte shumë i ndezshëm dhe gjatë djegies krijonte pika të nxehta dhe toksike.
 
Dera e pasme, e cila duhej të shërbente për evakuim, ishte e mbyllur nga jashtë me dy dryna dhe me lesh xhami. Diskoteka nuk kishte sistem për sinjalizim të shpejtë, as sistem kundër zjarrit. Gjykata i refuzoi kërkesat e mbrojtjes për përjashtimin e një pjese të provave dhe për ekspertiza të reja.